LDK-ja shënon 30-vjetorin e themelimit

Sot mbushen 30 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Me këtë rast, anëtarë të Kryesisë dhe struktura të kësaj partie do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Manifestimi për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së do të mbahet në restorant “Golden Imperial” në lagjen “Veterniku” në Prishtinë.