Lajme

LDK-ja premton: 5 mijë euro kush bën fëmijën e tretë

By GAZETA SCANNER 1

September 18, 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka prezantuar programin “Rruga e Re”, që përfshin 100 projekte apo zotime të kësaj partie.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pjesën e parë të këtyre zotimeve dhe ka paralajmëruar publikimin edhe të pjesës tjetër të këtyre projekteve.

Një një nga projektet e prezantuara nga Abdixhiku është edhe premtimi për shpërblimin prej 5 mijë euro për familjet të cilave u vie në jetë edhe fëmiu i tretë.

Detaje të tjera nuk janë dhënë dhe nuk është treguar se si mund të realizohet kjo.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159994685232759&id=505267758&mibextid=Nif5oz