Lajme

LDK-ja dorëzon në Gjykatën Kushtetuese vendimin për Statutin e UP-së dhe ligjet për KPM-në e KPK-në

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese vendimin për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ligjin për Komisionin e pavarur të mediave, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Ligji për KPK-në ka një bazë të theksuar kundërkushtetuese duke centralizuar dhe politizuar KPK-në, ndërsa për ligjin për KPM-në ai tha se synon të kontrollojë mediat, si dhe tha se statuti i ndryshuar i UP-së ka shkelje të Kushtetutës.

Ai ka thënë se këtë veprim LDK-ja e ka marrë për “të ruajtur rendin kushtetues të Kosovës” dhe se presin që Kushtetuesja të marrë vendim sa më shpejt.

“Në vazhdën e kujdesit për shëndetin demokracisë dhe rendin Kushtetuese të Kosovës, sot ne dorëzuam tri kërkesat për vlerësim të kushtetutshmërisë se vendimmarrjes së propozuar nga qeveria dhe të martuara nga Kuvendi”, ka thënë ai

Këto ligje në Kushtetuese dje i ka dërguar edhe Partia Demokratike e Kosovës./EO/