Lajme

LDK insiston në postin e presidentit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdon të insistojë në pozitën e presidentit të vendit në marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në rast të arritjes së kësaj marrëveshje do të bëhej balancimi i pushteteve.

Hoti nuk ka treguar nëse sot mund të ndodhë ndonjë takim në mes të kryetarëve të dy partive, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.