Lajme

LDK fajëson Qeverinë: 1 milion euro djegen çdo ditë duke mos riparuar bllokun A5

By GAZETA SCANNER 1

April 10, 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë prej 15 përqind, duke pohuar se paaftësia e kësaj Qeverie, po i kushton shtrenjtë qytetarëve.

Në reagimin e LDK-së thuhet se Blloku A5 i Termocentralit “Kosova A” është lënë jashtë funksionit që 9 muaj dhe se për të mbuluar zbrazëtirën, Kosova ka paguar rreth 1 milioin euro import ditor.

Reagimi i plotë:

❗️Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë.

❗️Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë.

❗️Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor.

❗️Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%.

Kjo qeveri është e paaftë! Kjo paaftësi po na kushton shtrenjtë!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=759876792174409&id=100044562842177&mibextid=Nif5oz