Lajme

LDK del me komunikatë pas rrahjes së Muhaxhirit: Dënojmë ashpër këtë sulm të dhunshëm

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me komunikatë pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Përmes një komunikate për media, LDK ka thënë se dënon ashpër sulmin e dhunshëm.

“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim pranoi lajmin për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

LDK dënon ashpër këtë sulm të dhunshëm dhe po ashtu kërkon nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë”.

Tutje, LDK ka shprehur se qëndrojnë me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij.

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë.

LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij.” – thuhet mes tjerash në komunikatë.