Ndeshja finale e Superkupës së Italisë në futboll ndërmjet Juventus dhe Lazio është zhvilluar sonte në Riad të Arabisë Saudite, ku Lazio ka mposhtur kampionin aktual të Italisë me rezultat 3:1.
Juve në këtë ndeshje hyri si ekip që mbron Superkupën, pasi mposhti Milan me rezultat 1:0 në sezonin e kaluar.
Ky është sezoni i dytë radhazi që Superkupa e Italisë është zhvilluar në Arabinë Saudite.
Dominimi i ‘Zonjës së Vjetër’ në konkurrencën italiane shtrihet në Superkupë, me katër tituj nga shtatë finalet e fundit.
Kjo është hera e dytë që Lazio fiton Superkupën e Italisë në futboll.