Lazio do të ndryshojë drejtorin sportiv këtë verë, me kontratën e Igli Tares që skadon në qershor dhe që nuk do të rinovohet.
Klubi italian ka vendosur që të promovojë Angelo Fabianin, ish-drejtor sportiv i Salernitana-s dhe menaxher aktual i ekipit “Primavera” dhe atij të femrave.
Kështu Tare do të largohet nga posti i drejtorit sportiv të Lazios pas plot 15 vitesh, ndërsa për shqiptarin ka oferta nga Juventus në Itali si edhe nga Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim në Gjermani.