Sport

Lazio e demolon Milanin

By GAZETA SCANNER 1

January 24, 2023

Lazio e ka mposhtur Milanin, me rezultat të thellë, 4-0, në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Serinë e golave e nisi Sergej Milinkoviq-Saviq, qysh në minutën e 4’, teksa Mattia Zaccagni, me një gol tjetër në minutën e 38’, e çoi Lazion në pushimin në mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, skuadra nga kryeqyteti i Italisë, shënoi edhe dy herë, njëherë me Luis Alberton, në minutën e 67’, dhe Felipe Anderson, me një gol në minutën e 75’, vulosi fitoren e Lazios.

Lazio pas fitores, kalon në vendin e tretë me 37 pikë, pas 19 ndeshjeve, teksa Milani mbetet në pozitën e dytë me 38 pikë.