Lajme

Lavrov viziton Serbinë, planifikon takim me Vuçiqin që të diskutojë për Kosovën

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të udhëtojë në Serbi më 28-29 tetor, i cili ka planifikuar një takim me udhëheqësin serb, takim përgjatë të cilit pritet të flitet për çështjen e Kosovës, deklaroi të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Më 28-29 tetor, do të zhvillohet një vizitë e Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Serbi,” tha ajo, raporton TASS.

Diplomati nënvizoi se pritet të takohen çështjet e bashkëpunimit ruso-serb, si dhe një shkëmbim mendimesh mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjen e Kosovës.

Ditë më parë, diplomatë rusë u shprehën se Ministria e Mbrojtjes do hapë zyre në Serbi, gjë kjo e cila do ia lejojë Rusisë që të ketë kontroll mbi divizionet ushtarake serbe, të cilat shfrytëzojnë armatim rus.