Profesori universitar dhe analistin politik në Sarajevë, Senadin Laviq, në “Lajmet e fundit” në RTK ka thënë se kryetari i ‘Republikës Sërpska’, Millorad Dodik, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë të gatshëm të nisin konflikt në rajon.
“Këtë duhet ta theksojë për qytetarët e Kosovës dhe disa naiveve në Bosnje dhe Hercegovinë, Dodiku me të vërtetë është i gatshëm, si edhe Vuqiqi që për shkak të politikës së çmendur të Serbisë së Madhe, të nisë një lloj konflikti të armatosur dhe mund të ketë viktima. Dodiku nuk ka rrugëdalje tjetër, pos të krijoj ndonjë konflikt dhe frikësohem së në të ardhmen në Bosnje dhe Hercegovinë do të kemi incidente të caktuara”, theksoi ai.
Sipas tij, krejt çka po ndodhë në Bosnje dhe Hercegovinë është projekt i Beogradit.
“Serbia është e lidhur ngushtë me Rusinë dhe shpreson për ndihmë strategjike nga Rusia lidhur me projektet e tyre lidhur me Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Unë këtu para qytetarëve të Kosovës po e them se në Bosnje Hercegovinë ja kemi dalë që t’i thyejmë makineritë ushtarake të Millosheviqit dhe me këtë kemi arritur që të ndalim të gjitha orvatjet serbo-madhe”, theksoi Laviq.
Megjithatë, sipas tij, në këto 10 vjet e fundit përsëri është iniciuar ky projekt serbo-madh.
“Me ndërhyrjen në punët e brendshme shtetërore siç është Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja, ata mundohen se në këto shtete, sovranitetin ta transferojnë në nivelin e popullit dhe kështu ajo të ketë territorin e vete në këto shtete”, tha ai.
Analisti politik nga Sarajeva, theksoi se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejoj që dikush tjetër në territorin e Kosovës të krijoj etnitetet tjetër me kompetenca ekzekutive.