Laura Fazliu ka pësuar humbje në çerekfinale të xhudos për kategorinë deri në 63 kilogramë, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Fazliu u mposht me nga xhudistja franceze, Clarisse Abgegnenou.
Xhudistja kosovare pësoi me Ippon, por nuk është eliminuar, pasi do vazhdojë garat për medaljen e bronztë në sesionin e pasdites.
Vlen të ceket se Laura është duke debutuar në këto Lojëra Olimpike