Lajme

Latifi: U patën çue peshë këndej e andej veç me hek qafesh Ali Ahmetin, tash korrni frytet

By GAZETA SCANNER 1

August 01, 2024

Në kontekst të incidentit në Aeroportin e Shkupit ku Presidenca e Kosovës bëri të ditur se pati një përshkallëzim të situatës mes presidentes Vjosa Osmani dhe sigurimit të Aeroportit në lidhje me çështjen e kontrollave, profesori Blerim Latifi tha se Maqedonia e Veriut po i kthehet kohës para vitit 2001.

Kjo, sipas tij, ndodhi edhe me ndihmën e shumë shqiptarëve.

“Tash korrni frytet e këtij budallaku lapidar dhe shijoni poshtnimin sapo të kaloni Hanin e Elezit”, tha ai më tej.

Postimi:

Maqedonia po kthehet në kohën e para vitit 2001. Edhe me ndihmën e shumë shqiptarëve. U patën çue peshë këndej e andej veç me hek qafesh Ali Ahmetin. Tash korrni frytet e këtij budallaku lapidar dhe shijoni poshtnimin sapo të kaloni Hanin e Elezit.