Lajme

Latifi: Tutem që Kurti bie në kurthin e Vuçiq, e tërheqë për hunde dhe nuk e nënshkruan marrëveshjen

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2023

Analisti Blerim Latifi tha se kryeministri Kurti mund të bie në kurthin e Vuçit, sepse nëse ai nuk e nënshkruan marrëveshjen, gjithçka nis e ricikloket si “procesi i ngatërresave dhe mosmarrëveshjeve”.

“Po afrohet një dokument që pas shumë mosmarrëveshjeve, jemi ardhë në një situatë kur Kosova e ka pranu, kryeministri i Kosovës e ka pranu. Tash është momenti kur Kurti nuk po don me nënshkru pa e nënshkru edhe Vuçiqi, mbase këtu është edhe kurthi për me vazhdu procesi i ngatërresave i mosmarrëveshjeve…Serbia nuk e nënshkruan dhe nuk e nënshkruan as Kurti dhe e riciklojnë krizën siç e kemi pas deri tash”, tha Latifi në Pressing.

”Ka mundësi që u zhvillu gjithë kjo në Bruksel me përfundu si një ditë e humbur, kot. Për shkak se kryeministri i Kosovës e ka pranu, por nuk po don me vazhdu pa e pas një nënshkrim nga pala tjetër”.

“Nëse Serbia nuk e ka një presion shumë më të madh, do të vazhdojë dhe nuk e nënshkruan”.

“Tutem që Kurti bie në kurthin e Vuçiqit, ai e tërheq për hunde që nuk e nënshkruan dhe gjithçka do të riciklohet”, u shpreh Latifi.