Lajme

Latifi: Të rinjtë s’e dinë kur ka ndodhë cila masakër, është defekt i madh i shoqërisë

By GAZETA SCANNER 1

June 07, 2024

Profesori unviersitar dhe filozofi Blerim Latifi, në “Pressing” të T7 është shprehur tejet i bindur se të rinjt kosovarë s’kanë memorie dhe edukim për masakrat dhe krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë luftës.

“Është e çuditshme, dil në rrugë dhe pyete një të ri a e din kur ka ndodhë filan masakra? Shumica të garantoj që nuk e dinë kur ka ndodhë”, tha Latifi.

“Nëse një i ri i Kosovës nuk i din masakrat kryesore të cilat kanë ndodhë vetëm para 25 vitesh, që për mendimin tim është një defekt i madh i kësaj shoqërie. Po e fajësoj sistemin dhe pafuqinë për me kriju një memorie institucionale e cila transmetohet përmes sistemit të edukimit ose formave tjera. Pra dështimi ka qenë i plotë”, shtoi Latifi.