Lajmest-slider

Latifi: Sondazhi i Vetëvendosjes, ëndërr elektorale

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerim Latifi, është tallur me sondazhin e publikuar nga Vetëvendosje.

Latifi këtë sondazh e ka quajtur ëndërr eletorale.

“Kohët kur një parti i fiton 42 përqind të votave, kanë vdekë bashkë me Ibrahim Rugovën. Mos na tregoni ëndrra elektorale, të cilave nuk u besoni as vetë. Deri tash seriozitetin e keni të barabartë me zero”, ka shkruar Latifi. /GazetaScanner/