Lajme

Latifi: S’do të mund të vazhdojmë gjatë me projektin e Kosovës multietnike për shkak të minoritetit serb

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2023

Filozofi Blerim Latifi ka deklaruar në “Pressing” se projekti i Kosovës si shtet multietnik është vënë në pikëpyetje për shkak të një elementi që përbën multietnicitetin e shtetit, duke iu referuar pakicës serbe.

“Arsyeja pse ne nuk do të mund të vazhdojmë gjatë me këtë projekt është se projekti i Kosovës si multi-etnik, është një projekt që nuk po funksionon. Pse nuk po funksionon është sepse njëra nga elementet e këtij shteti multi-etnik nuk po e njeh këtë shtet, nuk po e pranon besnikërinë ndaj këtij shteti, që është pakica serbe”, tha ai.