Lajme

Latifi: Ndalesa e shefit të CIA në Beograd e Sarajevë tregon se ShBA-të kanë identifikuar serbët si rezik për Ballkanin

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2024

Profesori e analisti politik Blerim Latifi me anë të një statusi në Facebook ka komentuar vizitën e shefit të CIA’s në Beograd e Sarajevë.

Sipas tij, kjo tregon se ShBA-të kanë identifikuar serbët si rrezikun kryesor për destabilizimin e Ballkanit.

Natyrisht kjo është vizita ma e rëndësishme amerikane e viteve të fundit në rajon, sepse kjo vizitë i rifreskon vijat e kuqe përtej të cilave secilin cub të Ballkanit e pret kosa.

Postimi i plotë:

Vizita e shefit të CIA’s në Sarajevë dhe Beograd paska ndiku që Dodik hajvani me i hangër një nga një fjalët e veta. Apo qershitë e lagme, siç thonë nga anët tona. Serbët veç fjalorin e CIA’s e marrin vesh. Ndërsa fjalët e buta i kuptojnë si favorizim për ta. Ndalesa e shefit të CIA’s veç në Beograd dhe Sarajevë tregon se Ëashingtoni tanimë i ka identifiku serbët si rrezikun kryesor për destabilizimin e Ballkanit. Natyrisht kjo është vizita ma e rëndësishme amerikane e viteve të fundit në rajon, sepse kjo vizitë i rifreskon vijat e kuqe përtej të cilave secilin cub të Ballkanit e pret kosa.