Blerim Latifi, analist i përhershëm në “Pressing” të T7, ka folur rreth marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të.
Në analizën e tij, Latifi ka qenë goxha i qartë e besa edhe emocional.
Latifi tha se kushdo që mendon se Kosova mundet të mbesë gjallë pavarësisht ShBA-së “është tradhtar”.
“Unë mendoj që është tradhtar secili që mendon se mundemi me ecë pavarësisht Amerikës, e me qenë të pavarur nga Amerika. Ai që mendon se Kosova mundet me ecë në këtë botë të trazuar globale, mundet me ecë pa e përfillë pa Amerikën është tradhtar i Kosovës” – tha ai.