Lajme

Latifi: Kurti nuk ka më çka ofron

By GAZETA SCANNER 1

May 21, 2024

Blerim Latifi, profesor universitar dhe analist në “Pressing”, ka komentuar situatën politike dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Latifi mendon se mund të ketë zgjedhje të reja në shtator ose në fillim të tetorit.

“Mbase gjithçka është e projektuar rreth shtatorit ose fllimit të tetorit. Por një arsye pse Kurti mundet me ndërpre mandatin e tij para përfundimit është se nuk ka më çka ofron. Nuk ka më ndonjë projekt të madh, të cilin ai është duke e përmbushur dhe i nevojitën edhe tre-katër muaj me i pasë në dispozicion që ai me vazhdu” – tha filozofi Latifi në T7.