Lajme

Latifi kërkon dorëheqjen e ministrit Peci

By GAZETA SCANNER 1

February 13, 2024

Krytari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka theksuar mungesën e noterëve në komunën që ai e udhëheq. Sipas Latifit një herë në javë noterët me korrespodencë nga Prizreni vijnë në komunën e Rahovecit për të kryer shërbime për qytetarët.

Duke e pa këtë situatë Latifi tha se i ka shkruar edhe kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. E për këtë të fundit Latifi tha se është “mërzitur bukur fort” për shkak të kritikave të drejtuara për të publikisht.

“Nuk e di kur do të fillojnë punën por e di që një herë në javë vijnë noterët në Rahovec nga Prizreni me korrespodencë. Ditën e mërkurë, dhe ju ftoj të vini në mëngjes të shihni se sa njerëz presin aty. I kam shkru kryeministrit, i kam shkruar ministres së Drejtësisë, bile ky ministri i Bujqësisë është hidhëruar pse unë i kam thënë mirë bre mirë, përgjegjësi e koleges tënde është, a mbani ju mbledhje ndonjëherë… Edhe bukur është mërzitë sepse unë e kam kritiku publikisht”, tha Latifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Tutje i pari i komunës së Rahovecit tha se ministri Peci ose ta zgjidhë këtë situatë ose të japë dorëheqje nga pozita e ministrit.

“Ministri i Bujqësisë, i nderuari Faton Peci në vend se këtë shqetësim të qytetarëve me marrë dhe me isistim me zgjidhe këtë problem, ose fermerët e Rahovecit, por edhe 16 komunat tjera mos të më shetitën nëpër qytete tjera, ose zgjidhe ose jep dorëheqje si ministër i Bujqësisë. Ai s’mund ta zgjidhë vet por e zgjidh kabineti qeveritarë përmes ministrisë së Drejtësisë e jo me pru noterë me korrespodencë edhe në fund një herë në javë me dalë. Ne po mendojmë që Rahoveci tash e meriton sepse edhe në Rahovec ka biznese përveç që ka fermerë dhe bujq dhe ka shumë nevoja si në çdo vend të Kosovës për mi noterizu dokementet”, shtoi Latifi.