Lajme

Latifi: Hezitimi i Vatikanit për ta njohur Kosovën, mosmirënjohje historike

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe këshilltari i kryetarit në detyrë të Kuvendit, Kadri Veseli, Blerim Latifi, ka thënë se hezitimi i Vatikanit për ta njohur shtetin e Kosovës është mosmirënjohje historike.

“Shqiptarët janë i vetmi popull, që përkundër terrorit shumë shekullor osman dhe presionit nga Kisha Ortodokse, e cila ishte aleate e Perandorisë Osmane, ka arritur ta mbajë gjallë katolicizmin në Ballkan. Prandaj, hezitimi i Vatikanit për ta njohur shtetin e Kosovës është mosmirënjohje historike dhe turp moral e politik”, ka shkruar Latifi në “Facebook”. /GazetaScanner/