Larsa Pippen dhe Marcus Jordan si duket i kanë dhënë fund sërish lidhjes së tyre.
Sipas mediumit People, romanca mes tyre ka përfunduar një muaj pasi u pajtuan pas një ndarje të shkurtër.
“Ata po lëvizin në drejtime të ndryshme,” thotë një burim për People, duke shtuar se ndarja – e cila u raportua për herë të parë nga Entertainment Tonight – ishte miqësore.
Gjithashtu Pippen me sa duket aludoi për ndarjen në Instagram të martën, duke shkruar: “Mjaft e përulur për të ditur se mund t’i humbas të gjitha. Mjaft e sigurt për të ditur se mund t’i kthej të gjitha”.
Ndarja vjen një muaj pasi Pippen dhe Jordan u pajtuan shkurtimisht dhe dolën së bashku në Miami, pas ndarjes së tyre fillestare pak para Ditës së Shën Valentinit.
Kur u ndanë për herë të parë, Pippen fshiu fotot me Jordanin në ll.