Lajme

Largimi i Emmersonit nga ekipi i Veselit, Behrami: Osmani, Kurti dhe Gërvalla po vazhdojnë t’i shërbejnë Serbisë duke refuzuar rritjen e fondeve

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2024

Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka akuzuar krerët e shtetit se “po vazhdojnë t’i shërbejnë Serbisë” duke refuzuar rritjen e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së në Hagë në dritën e largimit të avokatit Ben Emmerson nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvednit, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se “largimi i avokatëve të krerëve të UÇK-së për mungesë të fondeve është lajm i mirë vetëm për Serbinë dhe Gjykatën Speciale!”.

Postimi i plotë:

Pas largimit të avokatit kryesor të presidentit Thaçi, sot qenka larguar edhe avokati kryesor i Kadri Veselit!

Largimi i avokatëve të krerëve të UÇK-së për mungesë të fondeve është lajm i mirë vetëm për Serbinë dhe Gjykatën Speciale!

Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla, të cilët po e refuzojnë rritjen e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së, po vazhdojnë t’i shërbejnë Serbisë!