Lajme

“Lapidar i korrupsionit”, Mehmetaj me “akuza” ndaj ministrit Peci: Hajde n’studio e privatisht

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2024

Diskutimi mbi ndarjen e subvencioneve në sektorin e bujqësisë, ku dyshohet se kanë përfituar familjarë të deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit, ka ngjallur reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Reagimet veçanërisht të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për ‘mospërfshirjen’ e tij në këto donacione ka shfaqur shumë reagime të ndryshme.

E analisti, Lirim Mehmetaj në studion e “Debat Plusit” e ka ftuar ministrin, Peci për ballafaqim ballë për ballë për deklarimet dhe reagimet e fundit ndaj tij. Ai ka akuzuar ministrin Peci se është “hajn” e “lapidar i korrupsionit”.

“ Ai është hajn. Intervista e Faton Pecit ka qenë direkt për mu. Ka qenë skandaloz reagimi I tij. Po ndalem tek pjesa e fundit. Unë si gazetar duhet me dal se ku janë paret që I ka vjedh. Ai duhet me dal me tregu se ku janë paret  që janë vjedhë. Ai është hajn. Ai është lapidar i korrupsionit në Kosovë. Ky zotni është kur u dal skandali i Apetitit, dhe u konfirmu se mishi I Brazilit u shit për Kosovë. Peci u dal ka thane se është mire. Pse u dasht me dal me fol ky për cilësinë e mishit. Këtij k*rimineli, qysh po thotë ka me ndjekë. E ftoj, hajde zotni n’studio. Le t’vjen n’studio e le të merr kënd të dojë. Hjeke rolin e gazetarit dhe hajde privatisht”, tha Mehmetaj.

“Studio e Debat Plusit është e hapur për problemet politike të Faton Pecit”, tha Mehmetaj.

Ai shtoi se nëse nuk janë probleme politike, “Peci ti tregon se ku duhet të shkojë”.