Sport

Lamine Yamal tregon se kujt i tha “fol tani, fol”

By GAZETA SCANNER 1

July 10, 2024

Spanja eliminoi Francën nga Euro 2024, duke shënuar fitore 2-1 për të kaluar në finale të turneut.

Pas ndeshjes, Lamine Yamal që ishte thumbuar nga Adrien Rabiot, u drejtuar nga kamerat duket thënë “fol tani, fol tani”.

Kishte shumë pikëpyetje se kujt po i drejtohej sensacioni i Barcelonës me ato fjalë.

I pyetur se kush ishte caku i tij me ato fjalë, Yamal deklaroi: “Epo, personi për të cilin po flas, e di se ishte për të. Jam shumë i lumtur që arrita në finale”.

Ylli i Spanjës nuk dëshironte ta konfirmonte se ishte për Rabiot, por u kuptua se kishte thumbuar francezin.

Çfarë kishte thënë mesfushori i Juventusit para ndeshjes për Yamal?

“Nëse Lamine Yamal dëshiron të luajë në finalen e Evropianit me Spanjën, ai do të duhet të bëjë shumë më tepër kundër nesh sesa ka bërë deri më tani. Ne do të bëjmë presion mbi të që të mos jetë rehat”, ka thënë Rabiot në konferencë. /Telegrafi/