Një recetë e vjetër e shëndetshme që do ta pëlqejnë të gjithë.
Nevojiten:
– 3 vezë, – 100 g ajkë, – 1 lugë kajmak, – 1 lugë yndyrë apo gjalpë, – 500 g hithra të reja, – 100 g djathë të imët, – pak jogurt, – 100 g miell të bardhë, – 1 qeskë për ëmbëlsira, – pak kripë, – 400 g miell misri.
Përgatitja:
Hithrat zieni dhe pasi t’i kulloni shtoni vezët, djathin, ajkën, kajmakun, gjalpin, jogurtin dhe tundni.
Shtoni kripë dhe miellin, pluhurin për ëmbëlsira dhe miellin e misrit.
Të gjitha bashkoni dhe piqni në furrë në 220 gradë Celsius rreth gjysmë ore.
Ju bëftë mirë!