Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është lajmëruar sërish për çështjen e grurit – shifrat e të cilat u kontestuan për nga rekordësia siç pretendoi dje – për çka tha se “kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë”.
“Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin! Do punue koka, me prodhue toka! Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!”, ka shkruar Peci.
Postimi i plotë:
📈 Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.
🌾 Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë.
☀ ️150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë.
🌾 67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori.
🚜 Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë.
🌾 E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar!
📈 Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë.
🇽🇰 Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë.
🍀 Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin!
😉 Do punue koka, me prodhue toka!
🤷 Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!