Lajmest-slider

Lajmërohet Grenell, shpërndan postimin e Selimit: Të gjithë tregtarët e komploteve dhe lajmeve të rreme i mbyll deklarata e Amerikës

Departamenti i Shtetit Amerikan ka demantuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka një marrëveshje sekrete mes Prishtinës e Beogradit, që përfshinë madje edhe shkëmbimin e territoreve, shkruan Gazeta Metro.


I dërguari i posaçëm presidencial i SHBA’s, ambasadori Richard Grenell është lajmëruar së fundi duke shpërndarë një postim të Petrit Selimit në Twitter.

Aty thuhet se për të gjithë tregtarët e komploteve dhe lajmeve të rreme kjo deklaratë e përbashkët i mbyll të gjitha ato lajme. 

“Kjo e mbylli. Ishte shumë e nevojshme për të gjithë tregtarët e komploteve dhe lajmeve të rreme. Deklarata e përbashkët e të Dërguarit Special Presidencial, Richard Grenell dhe Ambasadorit Philip Kosnett, si dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer për Kosovën”, ka shkruar Selimi në Twitter, transmeton Gazeta Metro.

Petrit Selimi@Petrit

This settles it. Much needed for all the peddlers in conspiracies and fake news. Joint Statement of Special Presidential Envoy @RichardGrenell, Ambassador Philip Kosnett, and Special Representative for the Western Balkans Matthew Palmer on #Kosovohttps://www.state.gov/joint-statement-of-special-presidential-envoy-richard-grenell-ambassador-philip-kosnett-and-special-representative-for-the-western-balkans-matthew-palmer-on-kosovo/#.Xn0bItdOaJQ.twitter …Joint Statement of Special Presidential Envoy Richard Grenell, Ambassador Philip Kosnett, and…The United States stands with the people of Kosovo.  We commend the continued efforts of the health professionals and others who are working hard, at great risk, to reduce the progress of COVID-19 in…state.gov19110:18 PM – Mar 26, 2020 · KosovoTwitter Ads info and privacy114 people are talking about this

Kujtojmë se Departamenti i Shtetit Amerikan ka reaguar dje dhe ka treguar qartazi se nuk ka asnjë marrëveshje sekrete e as shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Duam të bëjmë të qartë se uk ka asnjë marrëveshje me shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, siç po spekulojnë disa. I dërguar special i presidentit, Richard Grenell, nuk ka diskutuar asnjëherë diçka të tillë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.