Lajme

Rexhaj – Haradinajt: Duhet të jetë i kujdesshëm kur flet për Kurtin, ishte ish i burgosur politik

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes, Arber Rexhaj, nuk i ka konsideruar çështje pozitive deklaratat e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilit i thotë se është “i rekrutuar nga Serbia”.

Sipas Rexhajt deklaratat e tilla janë të gabuara, duke shtuar se Haradinaj duhet të jetë më i kujdesshëm.

Nëse ti i thua një ish të burgosuri politik një pengu të luftës që është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, person i kapur apo i rekrutuar prej Serbisë. Mendoj që le të mbetet në përgjegjësinë e tij edhe unë po e mbajë ekologjinë e gojës me plotë kuptimin e fjalës”.

“Në kuptimin e asaj që edhe Zotëri Haradinaj i ka dhënë dëshmorë këtij vendi, mendoj që duhet të jetë shumë i kujdesshëm në këtë raport, sidomos kur flet për Albin Kurtin, Po nëse nuk është, mos të jetë, mendoj që opozitën që e bënë është e gabuar, por le të mbetet prapë në diskursin e tij”, ka thënë Rexhaj në DPT Fidani.