Sport

Lajm i mirë për Kombëtaren, Jasir Asani rikthehet në stërvitje

By GAZETA SCANNER 1

June 17, 2024

Lajme të mira nga Gjermania për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Raportohet se sulmuesi kuqezi, Jasir Asani është bashkuar me grupin gjatë stërvitjes së kësaj të hëne. Mësohet se gjendja e tij pas lëndimit të kaviljes në ndeshjen me Italinë është e mirë. Asani e ka lënë pas shqetësimin muskulor dhe me sa duket është gati për duelet e radhës.

Kombëtarja Shqiptare i është rikthyer stërvitjes këtë të hënë në “Kaiserau”, kampi bazë ku po përgatitet për duelet e ‘Euro 2024”. Pas ndeshjes me Italinë, të mërkuren në orën 15:00 kuqezinjtë i pret dueli kundër Kroacisë në Grupin B.