Lajme

Lajçaku bën rikapitullim: Qe konkluzionet e BE-së pa të cilat Kosova e Serbia s’kanë rrugë drejt BE-së

By GAZETA SCANNER

December 23, 2024

“Depërshkallëzim të situatës; llogaridhënie për sulmet e 2023’ës; ri-integrim i serbëve të Kosovës; themelim të Asociacionit; njohje të dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”.

Janë këto konkluzione të bllokut evropian njëzet e shtatë shtetësh pa çka Kosova dhe Serbia nuk mund të ecin para drejt integrimevve evropiane.

Kështu e rikapitulloi gjendjen në përfundim të vitit dhe të mandatit të vet si lehtësues i negociatave Kosovë-Serbi, diplomati sllovak Miroslav Lajçak.

“Progresi ishte më i ngadalshëm se ç’shpresoja”, shkroi diplomati në një postim në Facebook, duke dhënë përmbledhtazi atë që u prodhua nga takimi i fundit në nivel kryenegociatorëshë.

Por…”, tha Lajçak, “krejt çka kemi arritur vazhdon të jetë në rend të parë, e më së shumti, në përfitim të qytearëve të Kosovës dhe Serbisë”.

“Megjithatë, unë jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për t’u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet. Komisioni i Përbashkët është vendosur të sigurojë shtytjen politike aq të nevojshme”, shkroi Miroslav Lajçak.

Duke folur për takimin mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq, ndërmjetësi sllovak i falënderoi për “bashkëpunimin e mirë mes vete në periudhën e kaluar” dhe iu kthye konkluzioneve të BE-së.

Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, ata dërgojnë një mesazh të qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë një plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, tha Lajçak.

Këto konkluzione, tha ai, veçse vendosin atë që është e shkruarn në Marrëveshjen e Ohrit.

Depërshkallëzim të situatës; llogaridhënie për sulmet e 2023’ës; ri-integrim i serbëve të Kosovës; themelim të Asociacionit; njohje të dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, tha ai.

Pse s’është zbatuar Marrëveshja e Bruksel/Ohrit?

BE dhe QUINT-i e kanë llogaritur se “topi është në oborrin e Kosovës” në lidhje me miratimin e draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe dhe dërgimin e tekstit për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Qeveria e Kosovës pretendon se ajo është thjesht një “non paper” ani pse me t’u dorëzuar ajo në Zyrën e Kryeministrit në tetor të vitit të kaluar kishin investuar lavde në të si “pakrahasimisht më i mirë se ç’ka qenë” dhe se është “plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Mosmiratimi i këtij draft-Statuti bllokoi në moment të fundit anëtarësimit e Kosovës në Këshill të Evropës, ku dy shtytësit më të mëdhenj, Franca dhe Gjermania, e kushtëzuan me atë tekst.

Në anën tjetër, Serbia pretendon se e pranon marrëveshjen pa u përfshirë njohje ‘de jure’ ose ‘de facto’, integritetin territorial si dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për çka pretendon se këtyre tre “vijave të kuqe” u ka qëndruar qysh prej planit frankogjerman.

Serbisë moszbatimi i kësaj marrëveshje ia bllokoi hapjen e një kapiutlli të ri në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.