I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar takime të rëndësishme, ku është trajtuar situata në veri të Kosovës.
Lajçak, përmes rrjetit të tij në Twitter, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime të dobishme me zëvendëskëshilltarin kryesor për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jon Finer, dhe drejtoreshën e lartë për Evropën, Amanda Sloat, për situatën në veri të Kosovës.
“Takim shumë i dobishëm me zëvendëskëshilltarin kryesor për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jon Finer, dhe drejtoreshën e lartë për Evropën, Amanda Sloat, mbi situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Very useful meeting with 🇺🇸 Principal Deputy National Security Adviser Jon Finer and Senior Director for Europe Amanda Sloat on the situation in the north of Kosovo, steps needed for de-escalation and the way forward in the 🇪🇺-facilitated Dialogue.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 21, 2023