Lajme

Lajçak pret Bislimin e Petkoviqin, temë marrëveshja e Ohrit dhe aktualiteti

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2023

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak tha se me Bislimin e Petkoviqin pritet që të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, tha Lajçak, njofton Klankosova.tv.