Lajme

Lajçak pjesë e dialogut deri në janar, vjen reagimi nga VV

By GAZETA SCANNER 1

July 06, 2024

Përfaqësuesi i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak do të vazhdojë të ushtrojë këtë post deri në fillim të vitit që vjen.

Kjo pasi që ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimti Evropian janë pajtuar që Lajçkut t’i vazhdohet mandati deri në fund të janarit të vitit 2025.

Lidhur me këtë çështje deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Gramos Agusholli, thotë se Lajçak ka përfunduar detyrën e tij, dhe se kushdo që ka vullnet të raportoj dhe të jetë i drejtë në raport me dialogun është i mirëpritur.

Tutje ai thotë se Kosova ka nevojë për njerëz që i qasen me ndershmëri dhe paanshmëri detyrës së tyre.

“Unë konsideroj që Miroslav Lajcak ka kryer detyrën e tij, edhe pse kjo detyrë është krejtësisht teknike dhe puna e tij mund të ishte kryer edhe nga dikush tjetër.Këtu nuk është çështja nëse unë dëshiroj apo jo që ai të rizgjidhet, por çështja është që kushdo që ka vullnet të raportojë dhe të jetë i drejtë në raport me dialogun, është i mirëpritur. Ne kemi nevojë për njerëz që i qasen me ndershmëri dhe paanshmëri detyrës së tyre”, tha ai.

Agusholli thotë se e rëndësishmë është që të kemi një proces të drejtë dhe sa më transparent.

“Kushdo që nuk i bën padrejtësi qytetarëve tanë me punën e tij, për mua është i pranueshëm. E rëndësishme është që të kemi një proces të drejtë dhe transparent që i shërben interesave të të gjithëve”, përfundoi Agusholli për GazetaBlic.