Lajme

Lajçak në Romë flet për dialogun: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, nevojë urgjente

By GAZETA SCANNER 1

February 23, 2024

Ndërmjetësuesi i BE-së në dialog, Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë të Italisë, nga dhe ka njoftuar që çështja e negociatave Kosovë-Serbi, qe pjesë e diskutimit në disa takime.

Me zyrtarët italianë, Lajçak thotë se kanë theksuar nevojën urgjente të normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve, përcjell klankosova.tv.

”Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e tjerë në muajt në vijim”.

Lajçak po ashtu u shpreh në facebook se në fillim të kësaj jave në Bruksel, mirëpriti Dora Bakoyannis, Raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të PACE, në selinë e BE-së.

”Kemi shkëmbyer përditësime në dosjet tona përkatëse. E informova për gjendjen e lojës në dialogun Beograd-Prishtinë dhe ajo më informoi për punën e saj në muajt e fundit”, specifikon ai.

Ai kujtoi si pjesën më intensive atë të javës së kaluar, Konferencën vjetore të  Sigurisë në Mynih.

”Kam marrë pjesë në ngjarje të shumta të fokusuara në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një panel diskutimi publik për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku theksova nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas Miroslav Lajçakut, ky normalizim është thelbësor për stabilitetin e rajonit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian.