Ballina

Lajçak jep detaje rreth koordinimit me Escobar, paralajmëron takime me Kurtin dhe Vuçiqin

By GAZETA SCANNER 1

August 27, 2023

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për takimin të cilin në Bruksel e kishte me Gabriel Escobarin, emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ka thënë se ky takim ishte koordinues për sfidat që i presin – përmendi situatën në Veriun e Kosovës, për të cilën Lajçak thotë se de-përshkallëizmi i tij mbetet lartë në agjendën e tij.

Në lidhje me këtë, Lajçak në vazhdim paralajmëroi për takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që ka mbetur lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Facebook, të dielën.