Ballina

​Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Të gjitha energjitë janë fokusuar te dialogu dhe marrëveshja

By GAZETA SCANNER 1

January 20, 2023

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me emisarët ndërkombëtar, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Me Lajçak dhe Escobar ishin në takim edhe këshilltarët e Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Maria Talo.

Para mediave ka folur emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili nuk ka dhënë shumë detaje për opinionin.

Ai ka deklaruar se takimi ishte i hapur dhe të gjitha energjitë, sipas tij tani janë fokusuar në planin e BE-së për dialogun dhe arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.