Ballina

Lajçak e konfirmon, këtë javë mbahet takimi Bislimi-Petkoviq për dinarin në Bruksel

By GAZETA SCANNER 1

April 15, 2024

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se në fund të kësaj jave, do të pres në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime në Bruksel për çështjen e dinarit. Ky nuk është takimi i parë për këtë punë, pasi palët janë takuar edhe më parë, por që nuk kanë arritur një zgjidhje.

I dërguari i BE-së për dilogun Kosovë-Serbi përmes një shkrimi në ">Facebook, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruskel gjatë kësaj jave.

Data e takimi nuk është caktuar dhe nuk dihet saktësisht, por ajo që tashmë dihet është se do të ketë takim të ri mes kryengociatorët të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq.

Takimi do të jetë në nivelin e kryenegociatorëve dhe temë kryesore do të jetë çështja e dinarit serb dhe gjetjen e një zgjidhje të përkohshme.

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.” – ka shkruar ai.

Gjithashtu, Lajçak ka thënë se pret që palët në takim të shkojnë me një qasje të orientuar drejt zgjidhjes, duke u bazuar në planet që janë paraqitura në takimet e mëparshme.

“Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme.” – ka shkruar ai.