Lajme

Lajçak do të flasë në Zvicër për dialogun Kosovë-Serb

By GAZETA SCANNER 1

November 11, 2024

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se këtë javë do të zhvillohen diskutime në Gjenevë për takimin e fundit në mes të dyja palëve.

Ai ka potencuar se fokusi i këtyre bisedimeve do të jetë te marrëveshjet e arritura gjatë takimit të fundit të kryenegociatorëve.

“Për t’u kthyer te fushat e mia kryesore të punës, do ta nis javën në Gjenevë të Zvicrës me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë do të përqendrohet në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit të fundit të kryenegociatorëve”, shkroi Lajçak në Facebook.

Takimi i fundit u zhvillua më 24 tetor, ku kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, raportuan përparime në disa pika.