Lajme

Lajçak arrin në qeveri, nis takimin me Besnik Bislimin

By GAZETA SCANNER 1

March 05, 2024

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot po viziton Kosovën. Lajçak tanimë ka arritur në qeverinë e Kosovës, ku do të pritet në takim nga nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Vet, Lajçak kishte paralajmëruar takim me Bislimin ku pritet të diskutohet edhe çështja e dinarit.

Bashkë me emisarin evropian ështe edhe shefi i BE-së në Kosovë.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë adresim për media pas takimit