Sport

Laçi: Një arritje shumë e veçantë për ekipin kombëtar

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Futbollisti Qazim Laçi u shpreh i kënaqur me rezultatin e kombëtares shqiptare e cila arriti ta nxjerrë një barazim kundër Kroacisë, me rezultat 2:2.

Laçi në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, tha se është shumë i kënaqur me angazhimin e bashkëlojtarëve në fushë.

Ai tha se kundërshtari ishte shumë i fortë.

“Besoj që është arritje shumë e veçantë për ekipin kombëtar të marrë një pikë në ndeshjen e sotme. Kundërshtari ishte shumë i shumë i fortë, por jam i kënaqur për të gjithë çunat që e kanë dhënë maksimumin brenda në fushë”, tha ai për Klan Kosova.