Rozë

Kylie Jenner mahnit fansat me fotografitë e zjarrta nga pushimet në Mallorca

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2024

Kylie Jenner duket se po shijon pushimet e saj në Mallorca.

Themeluesja e Kylie Cosmetics, ka shijuar perëndimin e diellit në bordin e një jahti teksa së bashku me motrën Kendall Jenner dhe nëna e tyre Kris Jenner janë duke pushuar në ishullin e Mallorca.

Ajo mahniti fansat e saj kur postoi disa foto me një fustan të gjatë ‘halter’ që mezi ia mbulonte gjoksin.

Nëna e dy fëmijëve, vajzës Stormi, gjashtë vjeç dhe djalin Aire, dy vjeç,  shfaqi barkun e saj të tonifikuar me fustanin e ngushtë, shkruan Daily Mail.