Flokët me onde janë padyshim trendi që dominon çdo verë. Këtë vit, është koha për të njohur një tjetër version të këtij modeli flokësh, i cili mban emrin “Scandi Waves”. Kur flasim për “valëzimet Scandi”, flasim për flokë të lëshuar dhe me onde. Në fakt, nuk është në të vërtetë një trend i ri.
Duke i pasur rrënjët në vitet ’90, si një model flokësh modern, këtë verë rikthehet fuqishëm. Nuk është rastësi që e pamë këtë trend të flokëve tek dy nga vajzat e famshme: Sophie Turner dhe Zendaya. Si t’i realizoni? Gjithçka që duhet të bëni është të krijoni gërsheta dhe t’i lini gjatë natës.