Rozë

Ky është kapitulli i ri i Lumbardhit

By GAZETA SCANNER 1

September 15, 2024

Teksa është super i komentuar së fundmi për pjesën personale pas ndarjes nga Kaderi, fituesi i BBVK2, Lumbardh Salihu po e kanalizon energjinë dhe kohën në të tjera gjëra.

Ai po provon veten në ujëra të rinj duke nisur të realizojë një prej ëndrrave e synimeve të tij në botën e ekranit.

Në rikthimin e serialit që ndodh shumë shpejt, Lumbardhin do e shohim me një rol interesant që shënon vetëm pikënisjen e një kapitulli të ri.

Se si ka performuar Lumi në këtë dimension të ri, do e shohim së shpejti!