Lajmest-slider

Ky është dokumenti që Kurti e kishte nënshkruar para zgjedhjeve – zotohej fuqishëm për depolitizim të bordeve

Disa ditë fushatë para zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje e kishte gojën plotë me zotime për zvogëlimin dhe zhdukjen e dukurive negative në ndërmarrjet publike, si korrupsioni, nepotizmi dhe politizimi i bordeve.

Saktësisht më 17 shtator, Kurti kishte nënshkruar edhe një dokument të “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, një deklaratë kjo e organizatës “Demokracia Plus”, duke bërë disa zotime para zgjedhjeve, shkruan lajmi.net.

E ajo që bije në sy është pika e gjashtë e zotimeve të Kurtit. Aty thuhet se “do të ketë depolitizim të anëtarëve të bordeve dhe agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike”.

Ky dokument përmbanë edhe nënshkrimin e tani kryeministrit në detyrë, mirëpo që nuk po del  të jetë përmbushur as për afër.

Vetëm mbrëmë, qeveria e Kosovës i mbushi tri borde publike me anëtarë të VV-së. Bordi i Postës, i KRU “Prishtina”, dhe ai i INFRAKOS-it u mbushën me drejtorë, që në të kaluarën ose ishin kandidatë për deputetë, ose zyrtarë të Vetëvendosjes.

Dokumenti:

Qeveria e Kosovës është munduar më herët ta arsyetojë këtë dukuri, duke thënë se të njëjtit janë profesionalistë, dhe se janë veç të emëruar të përkohshëm aty.

Sidoqoftë, nga qeveria nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim se cili është përfitimi apo arsyeja që në borde të përkohshme të emërohen persona politik, me afërsi të veçanta me Vetëvendosjen.

Lajmi.net ka raportuar edhe mbrëmë për vendimet e marra nga qeveria në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.