Teknologji

Ky është aplikacioni i ri që po konkurron TikTok

Me më shumë se 2 miliardë shkarkime, TikTok ka qenë aplikacioni më i shkarkuar në App Store prej kohësh. Por, fakti që disa vende të botës, si SHBA apo India po e ndalojnë, ka sjellë edhe një rënie të përdorimit.

Sidoqoftë, tashmë ekziston një vend tjetër për të bërë sfidat e kërcimit, video udhëtimesh, makeup-i etj. Yjet më të famshëm të TikTok, si Charlie D’Amelio apo Noah Beck etj, së fundmi, po reklamojnë edhe përdorimin e Triller.

Çfarë është Thriller?

Triller është një aplikacion për video muzikore, një platformë e re e rrjeteve sociale.

Aplikacioni u shfaq fillimisht në vitin 2015 nga krijuesit e aplikacioneve Disney Frozen: Karaoke David Leiberman dhe Sammy Rubin. Triller, ashtu si TikTok lejon përdoruesit të bëjnë video të shoqëruara me muzikë, të bashkuara, edituara etj.

Si bëhet një video në Triller?

Përsëri, pak a shumë si në TikTok: Përzgjidhet një këngë dhe nis filmimi i videos. Pas regjistrimit të videos, ajo mund të publikohet ose jo.

Sa njerëz po e përdorin Triller aktualisht?

Triller sjell rreth 64 milionë përdorues aktivë në muaj, dhe ka një total me 130 milion shkarkimesh, sipas The Los Angeles Time.

Ndërsa ky është një numër mbresëlënës, ai ende nuk krahasohet me numrin e shkarkimeve prej 2 miliardë të TikTok, megjithëse Triller nuk e konsideron TikTok si një konkurrent të drejtpërdrejtë pasi aplikacioni i drejtohet një audience më të madhe në moshë, raporton The Los Angeles Times.

Sidoqoftë, njerëzit dhe mediat kanë nisur t’i krahasojnë dhe t’i cilësojnë shpesh si konkurrentë.

Në mars të këtij viti, Triller bashkëpunoi me Snapchat dhe solli një mënyrë që përdoruesit të krijonin përmbajtje në Snapchat duke përdorur këngë të disponueshme në të dy aplikacionet dhe më pas të postonin në “Triller story”. Në këtë mënyrë, Triller shtoi 250 milion përdorues aktivë të Snapchat-it çdo ditë.

Nga ndryshon Triller nga TikTok?

Në thelb, të dy aplikacionet u krijuan për arsye të ndryshme: Triller u krijua fillimisht si një aplikacion për video muzikore, ndërsa TikTok u krijua si një aplikacion i ngjashëm me Musical.ly, por më pas “përthithi” Musical.ly dhe u shndërrua në një platformë argëtuese, në një kohë të shkurtër.

Përveç kësaj, një nga ndryshimet më të mëdha midis Triller dhe TikTok është se TikTok ka një ndërfaqe redaktimi, ndërsa Triller editon video për përdoruesin. Kjo ndryshon nivelin e përfshirjes që ka çdo përdorues me videot që poston në aplikacione.

Ky është aplikacioni i ri që po konkurron TikTok

Me shansin e një ndalimi të TikTok, vetëm koha do të tregojë se çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e dy aplikacioneve dhe qindra miliona përdoruesve./anabel