Lajmest-slider

Ky do të jetë moti sot dhe nesër

Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ka bërë me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)

Sipas IHMK-së, sot ( e shtunë) pritet që në disa vende të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa të dielën reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s, ka paralajmëruar IHMK-ja