Lajme

Kuvendi sot mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

By GAZETA SCANNER 1

February 22, 2024

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot sencë plenare.

Seanca fillon në ora 11:00 dhe në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga deanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 14 shkurt 2024.

Rendi i ditës:

Vazhdimi i Seancës plenare

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 14 shkurt 2024:

22. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, 23. Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247, 24. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra, 25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji, 26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor, 27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, 28. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore, 29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë, 30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues, 31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë, 32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme, 33. Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-149, 34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile, 35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin, 36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-269 për kontrollin e kufirit shtetëror, 37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë, 38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-282 për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës, 39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-286 për shtetësinë e Kosovës, 40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, 41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët, 42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave, 43. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028, 44. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 45. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022, 46. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022, 47. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022, 48. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, 49. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat, 50. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit, 51. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”.