Lajme

Kuvendi shqyrton buxhetin për vitin 2025

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2024

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës me vetëm një pikë të rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, do të fillojë në ora 10:00.

Ndryshe buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2024.

Kuvendi Kosovës ditë më parë kishte votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Pro buxhetit kishin votuar 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë kishin abstenuar. Buxheti ka kaluar nëpër disa komisione parlamentare.